
Presidenti Donald Trump ka sulmuar ashpër kongresmenin republikan Thomas Massie, i cili kishte vënë në dyshim kushtetutshmërinë e sulmeve ajrore amerikane ndaj Iranit.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump e quajti Massie “një njeri mendjengushtë që kërkon vëmendje, një humbës të mjerë, të dobët dhe mosrespektues ndaj ushtrisë sonë të lavdishme”.
Sipas Trump, sulmet e së shtunës ndaj objekteve bërthamore iraniane përbënin një “sukses spektakolar ushtarak”.
Ai shtoi: Ia hoqëm bombën nga dora Iranit.
Massie është pjesë e një grupi të vogël republikanësh që janë shprehur kundër vendimit të Trump për të autorizuar goditjet pa miratimin e Kongresit.