Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se Izraeli nuk do të tërhiqet nga operacionet ushtarake kundër Iranit, pavarësisht presioneve ndërkombëtare dhe përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme.

“Nuk do të lejojmë që të tërhiqemi në një luftë rraskapitëse, por as nuk do ta ndërpresim parakohe këtë fushatë jetike për sigurinë tonë kombëtare”, tha Netanyahu

Komentet e tij vijnë në një moment kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së po mban një mbledhje urgjente në New York, thirrur nga Irani pas sulmeve të fundit ajrore amerikane në territorin iranian.

Ai theksoi se Izraeli është shumë pranë përmbushjes së objektivave të tij strategjikë, duke përfshirë shkatërrimin e programit bërthamor iranian dhe të kapaciteteve të raketave balistike të Teheranit.