Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar rreziqet që mund të sjellë tensioni në Lindjen e Mesme.

“Popujt e rajonit nuk mund të përballojnë një tjetër cikël shkatërrimi. Dhe megjithatë, tani rrezikojmë të rrëshqasim në një rreth vicioz të hakmarrjeve të njëpasnjëshme”, u shpreh ai.

Guterres i ka kërkuar Teheranit të garantojë aksesin e plotë të inspektorëve të AIEA-s (Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike) në impiantet bërthamore dhe të pasurimit të uraniumit.

“Na nevojitet një zgjidhje e besueshme, gjithëpërfshirëse dhe e verifikueshme tha ai që të rikthejë besimin, përfshirë aksesin e plotë të inspektorëve të AIEA-s, si autoritet teknik i Kombeve të Bashkuara në këtë fushë”, tha Guterres.