
Ushtria izraelite ka njoftuar se aktualisht po ndërmerr sulme ajrore ndaj infrastrukturës ushtarake në Teheran dhe në pjesën perëndimore të Iranit.
Më herët gjatë ditës, ushtria izraelite deklaroi se avionët e saj luftarakë kishin zhvilluar një operacion të gjerë kundër objekteve të lidhura me programin iranian të raketave balistike.
Sipas të njëjtit burim, një nga objektivat e goditur ndodhej në zonën e Yazd-it, në Iranin qendror, duke u cilësuar si “objektivi më i largët i goditur deri më sot” nga forcat izraelite.