Disa ushqime, të tilla si peshku, të verdhat e vezëve dhe kërpudhat, janë të pasura me vitaminë D, e cila është thelbësore për shëndetin e njeriut. Ndryshimi i zakoneve tona të të ngrënit kontribuon në një cilësi më të mirë jetese, parandalim dhe shëndet më të mirë.

Ne e dimë që, me këshillën mjekësore, mund të marrim suplemente ushqimore. Por a e dimë se cilat ushqime mund t’i gjejmë më lehtë dhe më ekonomikisht në raftet e dyqaneve, në mënyrë që të forcojmë sistemin tonë imunitar përmes ushqimit?

Ushqime të pasura me vitaminë D

Peshqit e yndyrshëm, Salmoni dhe toni janë burime të shkëlqyera vitaminash, qofshin të freskëta apo të konservuara.

Gocat e detit, nuk janë vetëm një zgjedhje e shijshme për adhuruesit e ushqimeve të detit, por edhe një ushqim shumë i dobishëm, i pasur me vitamina.

Tofu, “djathi” i preferuar i vegjetarianëve dhe veganëve, shpesh është i pasuruar me vitamina, kështu që është një ushqim që edhe ata që hanë mish duhet ta marrin seriozisht në konsideratë ta vendosin në pjatën e tyre.

Kërpudhat-A e dinit se kërpudhat janë e vetmja perime që mund të prodhojë vitamina? Në fakt, veçanërisht kërpudhat e egra që janë ekspozuar ndaj rrezeve të diellit kanë një përmbajtje më të lartë të vitaminës D.

Vezët- Vezët janë një nga ushqimet më të dobishme, por e verdha e tyre në veçanti ka një plus shtesë, duke qenë e pasur me vitaminë D.

Produktet e qumështit të fortifikuara me vitaminë D

Në frigoriferët e supermarketeve mund të gjeni një shumëllojshmëri të gjerë qumështi dhe produktesh qumështi si kosi dhe djathi, të bëra nga qumështi shtazor ose bimor, të pasuruara me vitamina.

Produkte të Ftohta

Disa produkte të ftohta, si sallami i derrit dhe viçit ose mortadella e Bolonjës, përveç shijes, i shtojnë edhe vitaminën D dietës sonë.

Mishi i derrit

Mishi i derrit është në përgjithësi një ushqim i pasur me vitamina dhe aminoacide, megjithatë disa prerje mishi, siç janë brinjët, kanë një përqendrim më të lartë.

Drithërat e mëngjesit

Disa drithëra për mëngjes janë gjithashtu të pasuruara me vitaminë D. Mund të shihni se cilat janë duke lexuar informacionin ushqyes të listuar në paketimin e tyre.

Lëngje të pasuruara me vitaminë D

Lëngje frutash të pasuruara me vitamina dhe minerale janë të disponueshme në treg. Sigurisht, duhet të keni shumë kujdes që të mos e teproni me konsumin e tyre, pasi lëngjet e paketuara shpesh përmbajnë sheqer.

Mëlçia e viçit

Mëlçia e viçit është një burim i shkëlqyer i vitaminës D, ndërsa ka më pak kalori se një biftek, kështu që konsiderohet një zgjedhje më e mirë.