Senatori i Karolinës së Jugut Lindsey Graham përgëzon Trumpin dhe thotë se ai “mori vendimin e duhur”.

Ai shton se “regjimi i Iranit e meriton”.
Senatori republikan Roger Wicker i bën jehonë lëvdatave, duke thënë se Trump mori një vendim “të qëllimshëm” dhe “të saktë” për të eliminuar “kërcënimin ekzistencial” që paraqet Irani.

Por ka edhe kritika nga disa, me senatorin republikan Thomas Massie të Kentucky që thotë “kjo nuk është kushtetuese”.

Sara Jacobs, një përfaqësuese demokrate e Kalifornisë, thotë se sulmet janë “një përshkallëzim që rrezikon të çojë SHBA-në në një luftë tjetër të pafundme dhe vdekjeprurëse”.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka ripostuar njoftimin e Trump për Truth Social, por ende nuk ka komentuar publikisht për sulmet.