
Ish-ushtaraku Bernard Zotaj tha në studion e Quo Vadis se në rast se ne sulmohemi, nuk kemi rezerva, teksa shtoi se nuk kemi as sisteme alarmi.
Ndërkohë eksperti i çështjeve ndërkombëtare Geron Kamberi nënvizoi se duhet të rimendohen strategji edhe nëse ne pësojmë një krizë.
Pjesë nga biseda:
Kamberi: Shqipëria prej vitesh nuk është përballur me kriza të kësaj natyre që të ndikojnë rrjedhën e jetës sonë dhe të na bëjnë të mendojmë se si do ta përballojmë. Shqipëria është një vend i hapur, ndryshoi natyrën e ushtrisë, sepse filozofia që ndoqi ishte se konfliktet kishin përfunduar. Anëtarësimi në NATO i dha një garanci më shumë. Por zhvillimet e fundit po tregojnë diçka tjetër. Tashmë bëhet fjalë për siguri njerëzore, jo vetëm për siguri territoriale. Ka nevojë të rimendohet gjithçka edhe nga pikëpamja strategjike, në rast se përballemi me një krizë.
Zotaj: Bazat ushtarake ndërtoheshin me strategji më parë. Konceptet i morëm nga shkolla ruse. Kemi baza malore, dhe aty në ato baza kishte edhe rezerva për një luftë të gjatë. Sistemi i asaj kohe mendonte për agresione që mund të na vinin. Po tani, ku i kemi rezervat? Krahas paqes, se ne paqen e duam ekziston edhe rreziku i luftës. Nuk kemi as sisteme alarmi.
Borakaj: Nuk kemi sisteme alarmi?
Zotaj: Jo. Duhet të përgatitet popullata.
/vizionplus.tv