
Situata për shkak të zjarreve në Delvinë vijon të jetë kritike ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë edhe nga ajri për të vënë nën kontroll vatrat.
Në një situatë të tillë, Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të tre fshatrave në Delvinë.
Evakuimi është urdhëruar për fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.
Deri më tani janë raportuar 11 banesa që janë djegur në Senicë të Delvinës.
Tymi dhe flakët janë përhapur me shpejtësi ndërsa zjarrfikësve u është dashur edhe ndihmë nga ajri që të izolohen vatrat e më pas të fiken.
Si pasojë e zjarreve janë lënduar 2 shefa të komisariatit të policisë së Delvinës.
Të lënduarit janë komisar Agim Troci dhe shefi i krimeve, Joni Lame të cilët ndodhen në spital./vizionplus.tv