
Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka folur për herë të parë mbi “divorcin” me bashkëshortin e saj Big Basta, gjatë kohës kur ai ndodhej në “Ferma VIP 2”. Në një rrëfim të sinqertë, ajo sqaroi në Living Room arsyet pse zgjodhi të mos reagojë ndaj zërave për divorc, duke theksuar se nuk donte ta largonte vëmendjen nga përfaqësimi i Big Bastës në spektakël dhe se prioritet i saj në atë kohë ishte djali i tyre.
Vesa Luma: Nuk ka qenë hera e parë që kanë shkruar. Kanë shkruar disa herë, edhe kur kemi qenë në Zelandë. Por këtë herë vendosa të mos reagoj sepse nuk ishte momenti që të bëhesha lajm unë. Doja të lija publikun që ta kuptonte si është Big Basta në “Fermë” sepse është njeri që ka jashtëzakonisht shumë vlera, dhe nuk doja ta ktheja vëmendjen nga ana ime, që të dilja të deklaroja është apo nuk është e vërtetë. Jam marrë me djalin tim.