Kryeministri kanadez, Marc Carney ka njoftuar sanksione të reja kundër Rusisë për të ushtruar presion maksimal ndaj Moskës.

Njoftimi u bë në takimin dypalësh me Volodymyr Zelensky në G7.

“Sanksionet e reja janë kundër individëve të ndryshëm dhe mbi 40 subjekteve nga Rusia dhe vende të tjera që i shmangen sanksioneve, përfshirë flotën në hije për transportimin e naftës”, shpjegoi Carney.

Kryeministri kanadez, Marc Carney njoftoi gjithashtu dy miliardë dollarë mbështetje ushtarake nga OtaVa për Kievin, edhe kjo në takimin dypalësh me Volodymyr Zelensky në G7.