Anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Abdyl Kuriu thotë se nuk mund të mendohet për largimine trajnerit Sylvinho, teksa ka edhe 4 ndeshje për t’u luajtur për eleminatoret e Botërorit 2026.
Në emisionin “Botërori i vogël” në ABC News, Kuriu u shpreh se me Serbinë, kombëtarja luajti shumë mirë, por nuk pati fat.
Ndërsa ish futbollisti Ylli Shehu deklaroi se Sylvinho duhet të qëndrojë edhe në ndeshjet e mbetura.
Abdyl Kuriu: Ne nuk kemi dalë jashtë objektivave që të merremi me trajnerin sot. Kemi ndeshje prapë me rivalët. Unë mendoj se bëmë një ndeshje shumë të mirë kundër Serbisë. Kishte ngarkesë të lartë fizike. Nuk patëm shans, i patëm mundësitë për ta fituar lojën. Futbolli nuk është shkencë ekzakte. Në ndeshjen e dytë, ka vend për analiza të thella, sepse na presim edhe katër ndeshje të tjera, por nuk ka aluduar për trajnerin. Presidenti, mendon pak më gjatë se ne të gjithë, ka parasysh shumë gjëra kur emëron dhe shkarkon.
Ylli Shehu: Nuk mund të largohet trajneri tani. Puna është ta përkrahim në këto ndeshjet e mbetura. Me Serbinë duhet të fitonim. Edhe këtu duhet të fitonim prapë, se ishim më mirë se ata. Ata ishin vendosur para porte, duhej zgjidhur në mënyrë tjetër. Ishim superiorë gjithë kohës./abcnews.al