Garda kombëtare e Shteteve të Bashkuara ka dalë në rrugët e Los Angelos me urdhër të presidentit Donald Trump. Grupi i parë nga 2 mijë ushtarë mbërriti u mblodh jashtë qendrës së paraburgimit në qendër të Los Angelos ku emigrantët e paligjshëm mbahen pasi ndalohen.
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për situatën e krijuar në Los Angelos.
I pyetur lidhur me forcat ushtarake, ai tha se do të vendosen trupa kudo.
“Nuk do ta lejojmë që kjo t’i ndodhë vendit tonë. Nëse shohim rrezik për vendin dhe qytetarët tanë në do të tregohemi shumë më të fortë”, ka thënë ai.
/abcnews.al/