
Prej dy ditësh, kreu i PD-së Sali Berisha “ka marrë në mbrojtje” kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Berisha i bëri apel Avokates së Popullit që të nisë hetimet për mënyrën si po trajtohet në burg kryetari i Bashkisë në burg.
Por pse ky qëndrim i Berishës tani? Gazetari Ardit Hoxha, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, tha se Berisha e ka luftën me personat që janë afër me kreun e qeverisë Edi Rama. Në momentin që ky i fundit i “hedh politikisht tutje”, Berisha përpiqet që t’i afrojë.
Gazetari Ardit Hoxha: Kjo mund të duket si sjellje hipokrite nga Berisha. Por nuk duhet harruar që luftën politike Berisha e ka me këdo që është afër me Edi Ramën. Kur nuk është më afër me Edi Rama, Berisha nuk e ka problem që ta marrë në shportën e tij. E ka bërë me Tahirin, Ahmetajn dhe tani po e bën me Veliaj. Kur Edi Rama e hedh politikisht tutje, Berisha përpiqet që ta afrojë në turrën e tij të druve./vizionplus.tv