
Një nga njerëzit më të afërt të çiftit, Veliaj- Xoxa i ka rrëfyer SPAK abuzimet që organi i akuzës pretendon se kanë kryer kryebashkiaku i Tiranës dhe bashkëshortja e tij.
Për herë të parë, SPAK i ka dhënë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë një personi që rrëfen akuzat si korrupsion.
Bashkëpunetorja e drejtësisë është financierja e gruas së kryebashkaikut. Adela Kondakçiu, sipas burimeve ka treguar me detaje fakte të rëndësishme lidhur me akuzat e dy prokurorëve të posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado.
Por, sipas analistit Mentor Kikia, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, të penduarit janë çelësa kyç për zbardhjen e botës së krimit të organizuar, ndërsa në rastet e korrupsionit, dokumentet dhe kontratat janë prova të mjaftueshme, duhet vetëm vullnet për t’i hetuar.
Kikia: Të penduarit janë çelësat që hapin kasafortat në botën e krimit të oganizuar. Vrasjet nuk bëhen me kontrata. Në momentin kur dikush del dhe ekspozon këtë aktivitet kriminal ky është një xhevahir për prokurorinë. Në historitë e korrupsionit, Prokurorisë i duhet vetëm nëj gjë, vullnet për ta luftuar. Sepse korrupsioni bëhet me kontrata, me dokumente dhe janë aty. Në çështje korrupsioni, këta të penduarit nuk është se bëjnë shumë punë. Sa për çështjen Veliaj, nuk më pëlqen që Prokuroria gjen mënyrat e saj dhe lajmëron se “nesër bë orën 10:00 do t’i komunikohet akuza këtij personi.” Nëse institucioni nuk do që një gjë të merret vesh, nuk merret vesh.