“Veliaj nuk mund të zëvendësonte Edi Ramën në krye të PS pa bekimin e kryeministrit”.

Kështu u shpreh gazetari Arbër Hitaj i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt.

Kryebashkiaku i Tiranës,, i arrestuar prej 10 shkurtit me urdhër të SPAK, ishte një pasardhës i Ramës “i vetëshpallur”, sipas gazetarit.

Pjesë nga biseda: 

Arbër Hitaj: Nuk besoj se Veliaj ishte pasardhësi që mund t’i merrte Ramës pushtetin. Ishte vetëshpallur si pasaardhës, por duhet të merrte bekimin e Ramës nëse do të ishte hapësira ndonjëherë që ta kishte këtë mundësi.

Pranvera Borakaj: Po nëse do të donin ndërkombëtarët?

Arbër Hitaj: Kemi një urdhër të DASH që nuk komentojmë zgjedhjet në asnjë vend, me përjashtim të ndonjë shprehjeje që ka të bëjë me popullin, organizimin. SHBA janë tërhequr, qartazi. Zoti Veliaj ka qenë i vetëshpallur sesa ka qenë pretendent për të marrë fronin. Në asnjë sondazh Rama nuk ka rezultuar se ishte humbës. Nuk ka asgjë të keqe të kesh ambicie. Të kesh ambicie ‘do t’i zë vendin mbretit kur mbreti është gjallë’, ka rrezik. Por rreziku në rastin konkret ësjhtë rrezik politik.

Pranvera borakaj: Do ta ndërmarrë këtë rrezik Belinda Balluku?

Arbër Hitaj: Nuk besoj se Balluku ka karizmën që kishte Veliaj. Ka dhe një gjyq ligjor që po i bëhet Veliajt dhe një gjyq publik. Veliaj ka qenë një yll në rritje i PS. Shkëlqente në debatet publike, në çdo gjë që ka pasur. Veliaj ka pasur karizëm, ka marrë vendime të vështira. Ka marrë gjëra përsipër. Kishte cilësi. Nuk do ishte asnjë habi nëse situata në zgjedhje do shkonte ndryshe, dhe ai të mos ishte në këtë situatë, të merrte drejtimin. Balluku, Gonxhja, nuk shikoj asnjë. Nuk kanë karizmin që ka Veliaj, nuk kanë bërë betejat e tyre personale./vizionplus.tv