
KQZ i dha fund sagës së tensioneve mes liderëve të koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet” për mandatin e deputetit të fituar në qarkun e Tiranës.
Ditën e djeshme, pas dorëheqjeve të mëparshme të kandidatëve në listë të mbyllur, të dorëzuar pranë KQZ, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi mandatoi Kleana Xhuvelin nga lista e mbyllur duke lënë jashtë parlamentit Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin.
Gazetari Ardit Hoxha, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, tregoi prapaskenat e sherrit mes dy liderëve për mandatin e fituar në Tiranë. Hoxha tha se Shabani dhe Lapaj, kanë pasur konflikte të mëparshme që në periudhën kur u krijua “Nisma Thurrje”, dhe plaga u rihap pas zgjedhjeve të 11 majit, pasi ata fituan vetëm një mandat, i cili sipas marrëveshjes p♪7r të djegur listën e mbyllur, i takonte më të votuarit të listës së hapur, Adriatik Lapajt.
Ardit Hoxha: Turp dhe degradim për dy forca politike të porsalindura. Të dy janë fajtorë. Historia Lapaj-Shabani nuk është një histori e 2025. Është një histori që daton që në periudhën kur nisi të themelohej “Nisma Thurrje”. Në vitet 2018-2019 kur “Nisma Thurje” u lansua u lasua si një projekt i madh i shoqërisë civile. Më pas u tkurr në një formacion politik. Lapaj dhe Shabani “dy armiq” të vjetër që kishin pasur krisjen e parë te “Nisma Thurrje”, në 2025 u bashkuan për të hyrë në parlament. Qëllimin nuk e kishin aspak idealist. Këta dy veçmas nuk hynin në Parlament, por nëse bëheshin bashkë mund të hynin të dy. Por këtu u shfaq plaga e vjetër sepse fituan vetëm një mandat dhe ai mandat duhet t’i shkonte Lapajt, më të votuarit. U gjet një pretekst aty, daja, halla, tezja etj,./vizionplus.tv