Taulant Stërmasi sot është një nga personat që i atribuohen disa prej arritjeve më të mëdha të atletikës shqiptare, ku nga “duart” e tij kanë dalë kampionë dhe rekordmenë, dhe një prej tyre është atlejtja Luiza Gega e cila njëherësh është edhe bashkëshortja e tij.

Por jeta për trajnerin Taulant Stërmasi nuk ka qenë gjithmonë kaq e bukur, ka patur edhe momente dramatike.

I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus,  Taulant Stërmasi ka treguar se ai babain e tij e ka njohur në burg, pasi në kohën e regjimit ata cilësosheshin familje armike.

Ai ka rrëfyer se nënës së tij i duhej të punonte shumë, madje nganjëherë të shiste edhe gjak për ta ushqyer.

Pjesë nga biseda:

Stërmasi: Nëna më ka rritur, nëna nga babi. Gjithë familja e babit është futur në burg, pasi ishin kundër regjimit. Të fundit që u futën në burg ishin babai dhe xhaxhai, që u futën një burg njëkohësisht. Babai u fut në burg në shtator të vitit 1976, kam qenë 3 muajsh në bark të nënës, kam lindur në prill të 1977 në burg. E kam takuar babain për herë të parë vetëm në burg, kur jam rritur.

Borakaj: Në çfarë moshe?

Stërmasi: Mund ta kem takuar edhe 7-vjeç, pasi babai ka dalë nga burgu në demokraci. Unë isha pjesë e shtresës vurnerabël, isha fëmija i një armiku kështu konceptohej. Kur isha 6-7 vjeç njerëzit flisnin nëpër dhëmbë.

Borakaj: Të bezdiste kjo?

Stërmasi: Kur je i vogël jo, por kush shkon 10-11 vjeç po. Ti je në pjekje, domethënë unë bëja sport shumë mirë në atë kohë, por mendoj se kjo më ka bërë njeri më të mirë. Nuk është se më pengonte në sport, por në shkollë. Mësuesit edhe që më flisnin, por e kishin dhe vështirë të më jepnin notën. Vetëm nëna punonte, babai ishte në burg, kishte nevojë për ndihmë, por çfarë t’i bënim.

Borakaj: Sa fëmijë ishit?

Stërmasi: Vetëm unë, më vonë erdhi motra pas 20 vitesh. Më dukej sikur dreka më e mirë ishte të haje bukë me marmalatë. Madje nëna me blen ndonjëherë marmalatën, më thotë e mban mend marmalatën, unë dua ta shoh në frigorifer, por nuk e haj dot. Po ta shohësh nënën time sot duket më e re se atë herë. Në atë kohë duhet të jepte gjak që të merrte lekë, kaq keq ka qenë.