Trajneri dhe bashkëshorti i rekordmenes dhe atkletes Luiza Gega, Taulant Stërmasi, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur përpos sportit edhe për jetën personale.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se a ngacmohet nga nëna e tij se kur do të bëhet me fëmijë, Stërmasi duke qeshur tha se kjo ndodh çdo ditë duke nisur nga 15 vite më parë.

Ndërsa shtoi se ai dhe bashkëshortja e tij Luzia Gega e kanë në plan që të bëhen prindër, dhe shpresojnë që kjo të ndodhë sa më afër.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Është nëna juaj një nënë tipike shqiptare, që thotë po merresh moj nënë me gjithë këta kalamaj, kur do e bësh tëndin?

Stërmasi: Ka 10 vjet, 15, ku di unë.

Borakaj: Çfarë i thua ti?

Stërmasi: Sa fillon fjalinë iki. Më e forta është se motra ime është 20 vjet më e vogël dhe ka dy fëmijë.

Borakaj: Ti je shumë i lidhur?

Stërmasi: Nipat i dua shumë. Edhe prej fëmijëve që jam marrë gjithmonë. Në një farë forme thosha do jem i ftohtë, por është e pamundur.

Borakaj: Kur do bëhesh prind?

Stërmasi: Besoj afër.

Borakaj: Afër?

Stërmasi: Besoj po.

Borakaj: Keni ndonjë lajm?

Stërmasi: Jo, por besoj se afër do bëhem patjetër.

Borakaj: Uroj shumë.