
Familja Stërmasi në Tiranë, ajo e trajnerit të atletikës, Taulant Stërmasi nuk është e njohur vetëm për përgatitjen e atletëve dhe kampionëve, por edhe për shpirtin e madh të humanizmit.
Në familjen Stërmasi janë strehuar shpesh edhe atlete të cilat nuk kanë patur mundësi të vijnë familjarisht në Tiranë, apo në pamundësi për të paguar qiranë.
Taulant Stërmasi ka rrëfyer në Quo Vadis të moderatores pranvera Borakaj në Vizion Plus, historinë e tre motrave që sot janë kampione të atletikës, të cilat kanë qendruar për disa vite në shtëpinë e tij, pasi prindërit nuk jetojnë në Shqipëri.
Po aq emocionues ishte edhe mesazhi që tre atletet kishin për trajnerin dhe familjen e tij ku ato qendruan për disa vite.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Më bëri përshtypje ajo shprehja, vijnë sot te shtëpia ime. Nuk keni mbajtur në shtëpi vetëm trajnerë, por edhe sportistë të rinj që nuk kanë patur mundësi.
Stërmasi: Nëse do të bësh diçka me pasion duhet dhe sakrificë, dhe ajo sakrifica duhet të jetë shumë planëshe. Nëse ti je gjithë kohës në stërvitje, vetëm sportistë do të takosh. Po sigurisht që kur sheh që sportistët janë të talentuar por struktuart nuk janë gati, duhet ta bëjë dikush. E kam fillu me Relaksa Dauti, është njj nga gocat, që i kam si gocat e mia. Ajo ka ardhur te unë që 12 vjeç, një pjesë ka jetuar me mua, një pjesë me prindërit me motrën. Motra ime e ka atë motër, pastaj erdhi Redia, pastaj e gjithë familja. Gocat jetonin në Durrës, por nuk kishin mundësi të stërviteshin, edhe erdhën jetuan në Tiranë te familja ime. Këtë punë e bëj sot, dhe do ta bëj prapë.
Borakaj: Ky nuk është thjeshtë vendim personal, duhet dhe familja?
Stërmasi: Më suporton familja, të gjithë e dinë se çfarë dua. Babai im vdes për pëllumba, dhe gjithë familja ime e suporton babain. Babai im mban prej gjithë jetës 200-300 pëllumba, që mund të harxhojnë 300-400 mijië lekë në muaj, dhe janë gjithë kohës, e kemi përballuar. Pra secili prej nesh ka disa pasione që kanë kosto, do mbledhim mendjen s’kemi çfarë të bëjmë.
Borakaj: Kemi një mesazh.
Stërmasi: O gocat (Sapo i sheh në ekran)
Relaksa: Këtë video po e hap unë si motra më e madhe, kjo shkon për trajnerin tonë. Ai nuk është vetëm trajneri, është zëri, udhërrëfyesi, dora ku ne mbështetimi çdo ditë. I jam shumë falenderuese atij dhe familjes së tij, të cilët më hapën dyert 12 vite më përpara. Shumë faleminderit.
Redia: Kam një falenderim të veçantë për trajnerin tim, që na e bën çdo ditë më të lehtë në stërvitje. Do të jemë falenderuese përgjithë jetën. Shpresoj që një ditë ta kthej me rezultate.
Alesia: Unë jam motra e vogël, jam shumë falenderuese për trajnerin, do të jemi mirënjohëse gjithmonë.
Borakaj: Vazhdojnë të treja stërviten?
Stërmasi: Relaksa dy vende të para dje. Alesia dy vende të dyta, Redi dy vende të para. Me këto tre goca, Lizën dhe një vajzë tjetër Tirana del ekip kampion në total. Gocat janë kaq prezente, pasi prindërit aktualisht i kanë në Angli, ato gjithë kohës stërviten me mua. Kjo është puna jonë e vogël që të bëjmë njeërz të mirë. Gocat janë rritur me mua, se prindërit nuk kanë qenë. Gocat janë ekselente, nuk kanë qenë kurrë problem në shkollë. Unë dhe nëna ime shkonim në takim me prindërit dhe nëna ime vinte gjithmonë dhe më thoshte që turp t’i vijë kësaj motrës tënde, nuk ka qenë kurrë kaq e mirë sa këto. Domethënë se gocat janë çdo tre orë me mua. Edhe kur kanë shqetësim, kur janë me grip, unë dy gocat i heq nga shtëpia, që mos sëmuren dy të tjerat.