
Irani ka konfirmuar ditën e sotme se gjeneralmajori Ali Shadmani, i cili shërbeu si komandant i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, ka humbur jetën.
Shadmani mori lëndime në sulmet izraelite javën e kaluar.
Shadmani mori detyrën më 13 qershor, pasi sulmet e para të Izraelit ndaj Iranit vranë një numër komandantësh të lartë, përfshirë paraardhësin e tij, gjenerallejtënant Gholam Ali Rashid.
Izraeli nisi sulmet ndaj Iranit më 13 qershor, duke thënë se synon që të parandalojë Iranin nga posedimi i një arme bërthamore. Të dyja vendet këmbyen sulme të përditshme për 12 ditë, teksa të dielën SHBA-ja sulmoi tri objekte bërthamore të Iranit, duke thënë se ia ka shkatërruar programin bërthamor Republikës Islamike.