Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin kombëtar Peqin-Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin mbi një urë dhe ka rënë poshtë saj.

Aktualisht nuk ka të dhëna të konfirmuara për gjendjen e drejtuesit apo pasagjerëve që mund të kenë qenë në mjet.

Policia dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

/vizionplus.tv