
Pas moshës 40 vjeç, trupi fillon të kalojë në një fazë me ndryshime fiziologjike të rëndësishme, metabolizmi bazal ngadalësohet, nivelet e estrogjenit bien dhe elasticiteti i enëve të gjakut zvogëlohet.
Këto ndryshime e bëjnë më të vështirë humbjen në peshë dhe rrisin rrezikun për një sërë sëmundjesh.
Megjithatë, duke bërë disa ndryshime të vogla në regjimin tuaj ushqimor, mund të ruani vitalitetin dhe mirëqenien e organizmit.
Më poshtë janë disa ushqime që duhet patjetër të përfshini në dietën tuaj pas të 40-ave:
Avokado
Ky frut me shije të butë dhe teksturë kremoze është një “superushqim” i vërtetë, i pasur me lëndë ushqyese të shumta. 100 gramë avokado përmbajnë rreth 160 kalori, 9 g karbohidrate, 7 g fibra, 2 g proteina dhe 15 g yndyrna të mira (monounsaturated).
Avokado:
Përmirëson funksionin e sistemit tretës
Ndihmon në uljen e presionit të gjakut
Redukton kolesterolin total
Jep ndjesi ngopjeje që zgjat për disa orë
Fasulet
Fasulet e thata janë një nga burimet më të pasura të proteinave bimore dhe për këtë arsye janë në bazën e piramidës ushqimore mesdhetare. Ato janë:
Të pasura me fibra, proteina dhe vitamina
Burim i mirë i kalciumit, hekurit, kaliumit dhe antioksidantëve
Me përmbajtje të ulët natriumi dhe pa kolesterol
Konsumimi i rregullt i fasuleve ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe përmirëson funksionin e zemrës.
Kuinoja
Kuinoja është një drith i plotë pa gluten që ofron një sasi të lartë proteinash cilësore. Ndryshe nga shumë drithëra të tjerë, ajo përmban të nëntë aminoacidet esenciale, duke e bërë një burim të plotë proteinash.
E pasur me fibra dhe minerale
Ndihmon tretjen dhe ndjesinë e ngopjes
Ideale për ata që ndjekin një dietë pa gluten