
Ish-ushtaraku Bernard Zotaj tha se kush zotëron Lindjen e Mesme zotëron ekonominë botërore.
Në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, Zotaj u shpreh se Shqipëria ndodhet në Evropë, dhe se Evropa nuk është larg luftës.
Historiani deklaroi se tashmë lufta bëhet me teknikë të sofistikuar me ajër, teksa shtoi se nëse “zbret” në tokë vendi ynë është i përgatitur.
“Lindja e Mesme është zona me potencialin më të madh në botë. Ajo ka “kyçin”. Kush e zotëron Lindjen e Mesme, zotëron një pjesë të madhe të ekonomisë botërore. Mos të harrojmë që në këtë rajon ka edhe shtete të tjera që synojnë dominimin. Ne ndodhemi në Evropë dhe Evropa nuk është larg kësaj lufte. Lufta nuk bëhet më me ushtarë, tani bëhet me teknikë të sofistikuar me ajër se kush zotëron ajrin. Nëse lufta zbret në tokë, ne themi se jemi të përgatitur. Strukturën e kemi të mirë, të ndërtuar. Kemi bunkerë. Por ne duhet të dimë ku janë vendstrehimet. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, kjo luftë ka shumë gjasa të zgjerohet”, tha Zotaj.
/vizionplus.tv