
Forcat Ajrore të Izraelit (IAF) kanë ndërmarrë një seri goditjesh ajrore në kryeqytetin iranian, Teheran, duke shkatërruar objektiva ushtarake që, sipas autoriteteve izraelite, përbënin kërcënim direkt për sigurinë e vendit.
Në një deklaratë zyrtare, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) bënë të ditur se sulmet kishin në shënjestër objekte për prodhimin e raketave, sisteme radarësh zbulues dhe lëshues raketash tokë-ajër, të gjitha të lokalizuara në zonën metropolitane të Teheranit.
“Këto goditje u kryen me drejtimin e Drejtorisë së Inteligjencës së IDF,” thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.
Nga ana tjetër, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, ka akuzuar publikisht Izraelin për një “sulm të qëllimshëm dhe të pamëshirshëm” mbi një ndërtesë që, sipas tij, i përket Ministrisë së Jashtme të Iranit.
“Disa civilë u plagosën nga sulmi, përfshirë edhe disa kolegë të mi që u transportuan me urgjencë në spital,” shkroi Khatibzadeh në një postim në rrjetin social X.
Ai ndau gjithashtu një video ku shfaqen rrënojat dhe xhamat e thyer të një ndërtese përballë objektivit të goditur, duke treguar për fuqinë shkatërruese të sulmit.
The criminal regime of Israel launched a deliberate and ruthless strike on one of the buildings of Iran’s Ministry of Foreign Affairs, located directly across from the Institute for Political and International Studies.
Several civilians were injured in the attack, including a… pic.twitter.com/DLxlmvuvZe
— Saeed Khatibzadeh | سعید خطیبزاده (@SKhatibzadeh) June 15, 2025