Presidenti Donald Trump ka reaguar ndaj të shtënave që vranë një ligjvënëse të shtetit të Minnesotës dhe bashkëshortin e saj, dhe lanë të plagosur një tjetër ligjvënës dhe bashkëshorten e tij.

Në një deklaratë të ndarë nga Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në X, Trump shprehet se sulmi ishte i qëllimshëm kundër ligjvënësve të shtetit.

“Jam informuar mbi të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Minnesota, të cilat duket se kanë qenë një sulm i synuar ndaj ligjvënësve të shtetit.

Prokurorja jonë e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe FBI janë duke hetuar ngjarjen dhe do të ndjekin penalisht çdo person të përfshirë deri në masën më të plotë që lejon ligji.

Dhuna e tillë e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti i bekoftë njerëzit e mrekullueshëm të Minnesotës një vend vërtet i jashtëzakonshëm!”, shkruan Shtëpia e Bardhë.