Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tolentino-s në Itali.

Mediat e huaja shkruajnë se një grua shqiptare është vrarë me thikë në mes të një parku, nën sytë e kalimtarëve.

Sipas raportimeve të para, viktima është Gentiana Hudhra, 45 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe me origjinë shqiptare. Ajo punonte si kujdestare dhe në momentin e sulmit, po shkonte drejt vendit të punës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në parkun e Via Bennaduci, një zonë shumë e frekuentuar e qytetit, ku disa persona dyshohet se panë skenën tragjike me sytë e tyre.

Sipas dëshmitarëve, autori i dyshuar i krimit është ish-bashkëshorti i saj, i cili u ndalua menjëherë nga policia, e cila po heton motivet e ngjarjes se rëndë.

/vizionplus.tv