Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ju ka bërë thirrje qytetarëve iranianë që të ngrihen në protesta dhe të rrëzojnë regjimin.

Në një deklaratë pas sulmeve iraniane mbi Tel Aviv, Netanyahu tha se objektivi i operacionit ushtarak të Izraelit është “të pengojë kërcënimin bërthamor dhe balistik të regjimit islamik ndaj nesh”.

Sipas tij sulmi i Iraelit nuk ka për qëllim civilët, por regjimin. Sa i përket sulmit iranian, Netanyahu tha se Izraeli ka asgjësuar një “pjesë të madhe” të arsenalit të raketave balistike të Iranit dhe “objektin e tij më të rëndësishëm të pasurimit”.

Më shumë është rrugës. Regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur, ose çfarë do ta godasë. Nuk ka qenë kurrë më i dobët. Ka ardhur koha që populli iranian të bashkohet rreth flamurit dhe trashëgimisë së tij historike, duke u ngritur në këmbë për lirinë e tij nga regjimi i lig dhe shtypës”, tha Netanyahu.