
Kandidati i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Ilir Alimehmeti, i ftuar në Quo Vadis të moderatores, prenavera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar vendimin për ruinumërimin e votave preferenciale të zgjedhjeve të 11 majit.
Ai tha se po kërkohet që të lexohet qartë dhe saktë vota e qytetarëve, pasi nëse nuk ndhodh kjo, atëherë është kot që pas katër vitesh tu shkohet dhe t’i këkrohet sërish vota qytetarit.
Sipas tij vota e qytetarëve duhet të jketë e qartë, dhe jo siç ndodh rëndom në Shqiëpri, ku ato lexohen siç i duan “mjeshtrat”.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ndihesh më i qetë, më në ankth tani që do nisë priocesi?
Alimehmeti: I qetë, i qartë dhe i fokusuar.
Borakaj: Pak keq të vjen?
Alimehmeti: Procesi është i tillë, nuk kam qef të hyj te teknikalitetet. Vota është votë, ne kërkojmë që qytetarët të votojnë dhe duhet lexuar siç ata e kanë hedhur. Nëse nuk lexohet ashtu, si do ua kërkojmë votën pas 4 vitesh. E mbani mend në 2021 ishte një laps i vogël, i cili bëri ndryshimin e madh. Pra ky lapsi i vogël u bë i madh në 2025, në 2029 bëhet trung. Duhet të fillojmë të kemi një precedent. Vota është votë, të lexohet ashtu siç është. Ne kemi raport paraprak të OSBE/ODIHR. Në numërimi ne kishim disda vëzhdues. Pavarësisht e është ligj të cilin unë e kam kundërshtuar që para një viti, megjithatë ligji duhet zbatuar, ka një procedurë. Gjatë periudhës së numërimit ne kemi vëzhguesit tanë.
Borakaj: Keni besim te vëzhdguesit tuaj?
Alimehmeti: Nëse unë nuk kam besim te vëzhdguesit e mi, atëherë hajt hidhemi në det.
Borakaj: Kishit indicie?
Alimehmeti: Po kemi patur indicie, raporte që na bënë të kërojmë kamerat. Sepse mund t’i kenë parë gabim këta vëzhgues. Pamë në kamera rreth 5%, një kampion i ndeshëm për të kuptuar se ç’mund të ketë ndodhur, të cilat ja dërguam SPAK. Në këto kamera kur nuëmrohej subjekti janë të gjitha votat, janë dhe votat pa kandidat, që janë bosh. Vumë re që elementi që ne vëzhduam nuk përuthem me materialin e KQZ-së. Vumë re dhe ganime të vogla, ku një qendër i kaluar votat e mia një më lart.
Borakaj: Çfarë kërkuat?
Alimehmeti: Kërkuam saktësimin. Shumë numërues kanë punuar edhe gjatë natës, ka gabime njerëzore, por ka dhe gabime sistematike. Ne kërkojmë parimin. Kemi parë që dhe vota të subjektit tonë të shkojnë te PS, kemi parë që edhe brenda PS nuk korespondojnë votat.