Avokati dhe njëkohësisht anëtar i KAS, Ledio Braho, tha se nëse gjatë numërimit ka ndodhur tjetërsim votash, shkelja qëndron mbi numëruesin.

Në studion e “Quo Vadis” në Vizon Plus, Braho theksoi problematikat që qëndrojnë në qendrat e votimit.

Sa i përket rinumërimit në Dibër, avokati e cilësoi atë si alarmant.

Pjesë nga biseda:

Braho: Shkelje quhet gjithmonë për numëruesit, sepse janë ata që firmosin. Ka një problematikë që e kemi hasur edhe në 2021. Ka raste që ndodh që grupi i numërimit që numëron subjektet, s’është i njëjtë me grupin e numërimit të kandidatëve, siç e pamë edhe në Dibër. Logjika të çon që aty është vendosur kryçi gjatë numërimit të kandidatëve. Por ka një problem, sepse duke pasur dy grupe, nuk dihet kush ka manipuluar. Kjo është e vështirë.

Borakaj: A është një strategji kjo?

Braho: Shifrat në Dibër ishin shifra alarmante. Vetëm zarfet PD-ASHM u hapën dhe për 42 qendra votimi u vu re që kishte goxha diferencë mes kandidatëve. Nëse janë 2 vota nga secili grup numërimi, mund të themi që është gabim njerëzor, ndryshe… I takon KQZ të shohë cilat janë grupet e numërimit. Tirana, që ka 1200 qendra votimi, nëse do shihet që ka tjetërsim votash, patjetër që do të ketë edhe pasoja. Është e rëndësishme të jepet edhe një mësim që vota nuk tjetërsohet.

Borakaj: A ka në procesin e numërimit kamera?

Braho: Po. Janë 24-orëshe. Veç kamerave në tavolinë, ka edhe të tjera.

/vizionplus.tv