
Avokati dhe anëtari i KAS, Ledio Braho, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, deklaroi se sot sistemi i administrimit zgjedhor në Shqipëri është anti-njerëzor.
Sipas tij nëse duam një rezultat real dhe të shpejt duhet votim dhe numërim elektronik, nëse nuk arrihet kjo të paktën të kthehet ajo që bëhej deri në vitin 2005-së, ku vota numërohej aty ku votohej.
Pjesë nga biseda:
Braho: Ne kemi sistem administrimi zgjedhor anti-njerëzor. KQZ, KQV, proces, vulë, policë të armatosur. Të gjithë këta janë përfaqësues partiakë. Dhe tani vijmë prapë në përfundimin që votat të na i numërojë KQZ se nuk kemi besim te njerëzit tanë. Nëse nuk arrijmë votimin dhe numërimin elektronik të paktën ta bëjmë aty ku votohet, të dalë brenda 2 orësh rezultati.
Soko: Qarqet e mëdha do të duhet të paktën minimalisht numërimi elektronik.
Braho: Unë jam pro në të gjithë Shqipërinë. Nëse ti arrin që në periudhën mes zgjedhjeve ti trajnosh qytetarët, besoj se të gjithë do të jenë gati.