
Kandidati demokrat Ilir Alimehmeti tha se në zgjedhjet e vitit 2025 pati manipulime gjatë procesit të votimit, jo gjatë numërimit.
Nga studio e “Quo Vadis” në Vizion Plus, Alimehmeti u shpreh se në Bashkinë e Vorës kishte shumë falsifikime, teksa nënvizoi se shumë persona votuan me karta identiteti të rreme.
Demokrati vuri theksin se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Sa i përket numërimit elektronik, edhe ne s’kemi pasur ndonjë kërkesë. Për mua, problemi madhor është procesi i votimit. Në Vorë ka pasur njerëz që shkonin për të tjerët. Thonin: ‘Voto këtu, voto aty’. Ky është realiteti i vitit 2025. Ka edhe zona të thella që nuk e njohin votimin elektronik. Votohej në kafene, në një lloj dhome. Ishte ‘dhoma e fshehtë ekspres’. Numërimi ishte i saktë, por nëse ke falsifikuar që në fillim, atëherë ti po numëron falsifikimin. Bashkia Vorë pati problem madhor, nuk mund ta them këtë për Njësinë 10. Çfarë bëri policia? U gjetën persona me karta identiteti të rreme në qendër votimi. Kemi problem me zgjedhjet në Shqipëri. Nuk janë të lira dhe të ndershme”, tha Alimehmeti.
/vizionplus.tv