Kompania ajrore Air India ka konfirmuar se nga aksidenti tragjik ka vetëm një të mbijetuar, teksa kanë humbur jetën 241 të tjerë.

Sipas deklaratave zyrtare, i mbijetuari është një shtetas britanik, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Përpjekjet tona tani janë përqendruar tërësisht në nevojat e të gjithë atyre që preken, familjeve dhe të dashurve të tyre”, tha kompania.

“Po u japim bashkëpunim të plotë autoriteteve që po hetojnë këtë incident”, u tha më tej.

/vizionplus.tv