Zgjedhjet e 11 majit vijojnë ende të prodhojnë debate në opinionin publik, kjo edhe pas vendimit të fundit për rinumërimin e votave preferenciale.

I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, kandidati i “Aleancës për Shqiëprinë Madhështore”, Ilir Alimehmeti tha se në Shqipëri shitet vota, duke theksuar se mjafton të dalësh në rrugë për të kuptuar se sa lekë vlen.

Por për gazetarin Argër Hitaj kjo ëhstë fyerje për qytetarët, duke kërkuar që opozita të tregojë prova.

Pjesë nga biseda:

Alimehmeti: Që shqiptarët shesin votë kjo nuk diskutohet. Hajde shkojmë nesër në çdo rrugë të Tiranës, dhe tu them unë sa kushton një votë.

Hitaj: Më sill prova?

Alimehmeti: Kush je ti mo që të ti sjell unë. Do tregohemi civilë apo të bëj zhurmë unë. Tregova kulturë më trego edhe ti. Nëse ne shkojmë në parim që gjithmonë duhet të jetë opozita që tregon prova, për ça është shteti.

Borakaj: Po ju jeni ata që nuk keni besim.

Alimehmeti: Kjo nuk do të thotë që ata mos bëjnë punën e vet. Policia nuk pa gjë, nuk kapi asnji, dolën kudo, nëpër media, çfarë s’do bënin këta. Çfarë bënë? Unë jam dakord që institucionet serioze duhet të dalin në media. Morën dia angazhime publike, ne kemi të drejtën të këkrokjmë rezultate. Provat po i nxjerrim ne.

Borakaj: Çfarë prisni nga raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR?

Alimehmeti: Nëse nuk do ti të kesh një shtet të jetueshëm. S’ka pas inciente në komunizëm, 99% votonin, 99.5% votinin frontin demokratik. Ne flasim për probleme madhore, nëse duhet ta zgjidhim, duhet ta pranojmë që kemi. Unë kërkoj që institucionet të bëjnë punën e vet. Sot patëm një gjë qesharake. Mbasi humbi një gjygj Rama, tha po të shkretët shqiptarë çfarë vuajnë. Po pse kush e ka në dorë gjyqësorin.