Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë.

Shoferi 29-vjeçar ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Sipas njoftimit zyrtar, të plagosur janë drejtuesi dhe 3 pasagjerët, të cilët ndodhet në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë, një automjet tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin B. Q., 29 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerët: shtetasit I. Q., rreth 70 vjeç, L. Q., rreth 40 vjeç, dhe M. Ç., rreth 60 vjeçe.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv