
“Nisma Shqipëria Bëhet” arriti të marrë një mandat në zgjeëdhjet e 11 majit, ku Adriatik Lapaj doli si kandidati më i votuar i listës.
Por pak javë para zgjedhjeve vetë Lapaj pati dekalruar se nëse do të merrnin vetëm një mandat dhe ai do të ishte fituesi, do ia kalonte të dytit të listës, por pas zgjedhjeve situata ka ndryshuar.
I ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus, kandidati i “Nismës Shqipëria bëhet”, Pano Soko, i pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se kush do të shkojë në Kuvend, ai tha se do të jetë Lapaj.
Për Sokon mandati është përgjegjësi dhe jo privilegj. Sipas tij këtë përgjegjësi qytetarët ia kanë dhënë Adriatik Lapajt.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A mund të plasi noj luftë mes jush, pasi pas zgjedhjeve nuk kemi dëgjuar më të njëjtat zotime, që do ja lë mandatin atij pas.
Soko: Të jeni btë sigurtë se nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në Kuvend tdo të shkojë ai që ka marrë më shumë vota.
Borakaj: Që do të thotë, është Lapaj, por ai ka thënë që nëse marr një mandat do ja jap personit tjetër?
Soko: Kur të vijë Tiku pyete. Mandati është përgjegjësi nuk është privilegj. Mandate është përgjegjësi, kush e sheh si privilegj ka për ta përdorur.
Borakaj: Unë di që politikanët mbahen nga zotimet publike.
Soko: Mandati është përgjegjësi. Përgjegjësinë për ata që të kanë votuar të takon ty.