Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit.

Dyshohet se 65-vjeçari S.V është qëlluar me thikë afër banesës së tij.

 “Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër-Murrize, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

/vizionplus.tv