
“Shqiptarët, luks deri në kontrabandë?” është tema e kësaj të enjteje në Quo Vadis në Vizion Plus.
E ftuar sociologia Eva Sinanaj tha se shoqëria shqiptare ka një tendencë të fortë për të theksuar dukjen dhe veshjen.
Sinanaj theksoi se dikur dukja ishte pjesë e një bisede të thjeshtë, ndërsa sot shfaqet edhe në rrjetet sociale. Ajo shtoi se edhe në politikë është e pranishme kjo tendencë për t’u dukur.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kjo dëshira për t’u dukur, është një fenomen normal apo kemi një problem si shoqëri?
Sinanaj: Shoqëria shqiptare, tashmë edhe me rrjetet sociale, ka një tendencë për të paraqitur dukjen. Dikur, kjo ndodhte vetëm në biseda të thjeshta, tani shumë më gjerë, jo vetëm në rrethin e ngushtë, por edhe më tej. Shpesh krijohet ndoshta një personazh jo real. Ne si shoqëri shohim një tendencë të fortë për t’u dukur. Edhe kur na vinte një mik në shtëpi, rregullohej salloni, visheshim mirë. Kjo ndjenjë shfaqet edhe në shoqëri, por edhe në politikë. Kemi një politikë me tendencë të theksuar për dukje. Kjo tregon një status që lidhet edhe me të ardhurat financiare, por ka një ndikim jo të mirë për individin e thjeshtë. Të rinjtë ndjekin figura të caktuara publike dhe kjo i shtyn të jetojnë një jetë që ndoshta nuk u përket atyre.
/vizionplus.tv