
Kreu i shoqatës Pro-Eksport Albania, Edvin Prençe i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, u shpreh se sot në Shqipëri prodhohen veshje të brandeve ndërkombëtare.
Sipas tij mbi 90% e veshjeve të brandeve të mëdha prodhohen në vendin tonë nën masa të rrepta sigurie, në mënyrë që të evitohen prodhimet fake.
Pjesë nga biseda:
Prençe: Mund të themi që gati 95% e brandave të huaja tashmë janë në Shqipëri. Janë të pakta brandet që nuk kanë hyrë në Shqipëri. Monitorimi gjatë proceseve të punës, apo i lëndëve të para është shumë i llahtarshëm. Sheh akoma kafaze të hekurta që hapen me procedurë. Produkti final që ka dalë skarto pritet dëmtohet. Nga ana tjetër është ky monitorim për të evituar modelet fake. Uria e tregut për të treguar nëj status që nuk kanë kanë krijuar industri paralelele. Një nga kërkesat që kemi bërë është mbrojtja e brandave dhe monitorimi i tregut. Pasi përveç brandeve dëmtohet edhe prodhuesi shqiptar.
Borakaj: Ka diferencë mes prodhimit dhe shitjes?
Prençe: Për të të bërë një prodhim xhumi janë 180 pjesë, që kërkon më shumë se 1 orë punë.
Borakaj: Po 1 orë nuk është shumë?
Prençe: Por dhe nuik është pak. Duke patur që bëhet me minuta ajo që bëhet në fund të ditës, fasoni paguhet me euro. Pra dhe ai xhup mund të ketë kosto deri në 2 mijë euro.
Borakaj: Është Shqipëria nga vendet më të lira që prodhojnë?
Prençe: Shqipëria ka mabruar historia e krahut të lirë të punës. Duke parë që bizneset po këkrojnë të çertifikojnë markat e tyre, ka kaluar në brezin e dytë, dhe secili kërkon të nxjerrë produktin e tij. Është shumë e nevojshme që shteti të ndërhyjë. Nga ana tjetër duhet që produkti shqiptar të preferohet nga tregjet e tjera, por ka dhe një përbuzje nga shqiptarët.