Veshjet dhe dëshira për tu dukur e shqiptarëve ishte një nga pikat e diskutimit këtë të enjte në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në vizion Plus.

E pyetur nga moderatorja Borakaj se pse kjo dëshirë e shqiptarëve për të ëvshur veshje firmato, sociologia Eva Sinanaj u shpreh se kjo vjen nga dëshira për tu pranuar dhe lidhet shumë me familjen.

Sipas saj në shoqërinë shqiptare dëshira për tu dukur është shumë e madhe, sa ka njerëz që shkojnë në bibliotekë vetëm për të bërë foto.

Pjesë nga biseda:

Sinanaj: Bullizimi është shumë prezent jo vetëm te adoleshentët por edhe te të rriturit. Nëse ti shkon në një ambient me këto veshjet me marka, dhe ti je natyrë jo materialiste dhe shkon në event, do të shohësh disa shikime jo të hijshme.

Borakaj: Nuk të shohin çfarë ke veshur nëse shkon në bibliotekë?

Sinanaj: Varet, se në biblotekë shkojnë dhe njerëz për të bërë foto. Nëse ne në shoqëri reklamojmë çdo gjë që bëjmë, kjo tregon se kemi nevojën për tu dukur dhe për tu pranuar. Sheh një “X” famiej dhe thua jeton mirë. Si e kupton i thua? Ja nga veshjet, pushimit. Por në realitet mund të jenë foto të bukura, por të palumtur. Mund të jenë shumë të mbushur nga ana materiale, por se dimë sa janë të mbushur shpirtërisht. Prindërit e rinj mangësit që kanë patur në fëmijërinë e tyre, mundohen të tej ngopin fëmijët e tyre.

Borakaj: Janë këta fëmijë që reflektojnë këtë sjellje?

Sinanaj: Po, ata pastaj bullizojnë pjesën tjetër.