Kreu i shoqatës Pro-Eksport Albania, Edvin Prençe tha se pas zbulimit të fabrikave që sillnin në Shqipëri veshje të kontrabanduara dhe i shisnin sikur të ishin veshje origjinale të markave të njohura ndërkombëtare, dëmton bizneset e ndershme.

Ai u shpreh në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se në Shqipëri ka të tjera fabrika me mallra të kontrabanduara.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Fabrikat e veshjeve kontrabandë në Tiranë, sa i dëmtojnë bizneset e ndershme?

Prençe: Dëmtimi është kolosal.

Borakaj: Kemi dijeni për të tjera raste?

Prençe: Dije personale, jo. Por që ka, po. Është detyrë e institucioneve përkatëse që duhet t’i gjejnë dhe t’i vendosin para përgjegjësisë.

/vizionplus.tv