
Sociologia, Eva Sinanaj, i ëhstë drejtuar me një thirrje të fortë shoqërisë shqiptare nga studio e Quo Vadis e moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Ajo tha se çdo njeri duhet të jetë sa më realist dhe të mos shitet ai që nuk është. Sipas saj materializmi është një gjë e përkohshme.
Pjesë nga biseda:
Sinanaj: Do të kisha një tthirrje për të gjithë shoqërinë. Të jemi pak më realistë, të rritemi më pranë asaj që ka vlerë realisht, t’i largohemi materializmit pasi janë gjëra të përkohshme.
Borakaj: A është domosdoshmëri dukja në kohët e sotme, pasi nëse nuk dukesh, ti zhdukesh?
Sinanaj: Është çështje vetbedsimi. Sa me vetbesim jemi rritur si fëmijë, ashtu sillemi të rritur. Në momentin që ti bën gjërat që ty të plëqejnë aty është momenti kur ti takon veten.