
Largohet nga Kadastra e Vlorës drejtori Erjon Galanxhi.
Largimi i Galanxhit vjen vetëm tre muaj pas emërimit të tij në krye të kësaj drejtorie.
Burime të brendshme konfirmojnë se Galanxhi nuk është më pjesë e strukturës drejtuese të Kadastrës në qytetin bregdetar, megjithëse deri në këto momente mungon një komunikatë zyrtare nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) për shkaqet e largimit.
Nuk është bërë e qartë nëse largimi i tij ka ardhur si pasojë e një dorëheqjeje apo si rezultat i një vendimi për shkarkim nga lart.
Mbetet për t’u parë se kush do të jetë emri i ri që do të marrë drejtimin e këtij institucioni në Vlorë./vizionplus.tv